![Shpërthen mina tokësore në Afganistan, nëntë fëmijë të vrarë 2 shperthen mina tokesore ne afganistan nente femije te vrare](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/shperthen-mina-tokesore-ne-afganistan-nente-femije-te-vrare.jpg)
Një minë e vjetër tokësore e gjetur nga fëmijët në Afganistanin lindor shpërtheu derisa ata po luanin me të, duke vrarë nëntë prej tyre, tha të hënën një zëdhënës i talebanëve.
Mina, të cilën fëmijët e gjetën pranë fshatit të tyre në rrethin Gero në provincën Ghazni, ishte e dekadave më parë, tha Hamidullah Nisar, drejtor i departamentit të informacionit dhe kulturës së talebanëve në Ghazni. Ai tha se shpërthimi i së dielës vrau pesë djem dhe katër vajza të moshës 5 deri në 10 vjeç.
Afganistani ka vuajtur nga dekada lufte dhe mbetet shumë i rrezikshëm për fëmijët që mbledhin hekurishte për t’i shitur për të mbajtur familjet e tyre. Shumë vriten ose gjymtohen kur hasin në mjete të pashpërthyera.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co