Shpërthen miniera e qymyrit, 31 persona humbin jetën në Iran! Si ndodhi ngjarja e rëndë nga rrjedhja e metanit

shperthen miniera e qymyrit 31 persona humbin jeten ne iran si ndodhi ngjarja e rende nga rrjedhja e metanit





































Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një minierë qymyri në pjesën lindore të Iranit në orët e vona të 21 shtatorit.

miniera ne iran

Televizioni shtetëror iranian raportoi se shpërthimi në minierën në Tabas, rreth 540 kilometra në juglindje të kryeqytetit Teheran, u shkaktua nga një rrjedhje metani. Disa minatorë dyshohet se janë të bllokuar brenda.

Presidenti i ri reformist i Iranit, Masud Pezeshkian, i cili po përgatitej të udhëtonte për në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha se ka urdhëruar që të bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar të bllokuarit dhe për të ndihmuar familjet e tyre.

Ai gjithashtu njoftoi se ka nisur një hetim për incidentin.

Prokurori lokal, Ali Nesaei, cituar nga agjencia iraniane IRNA, tha se “akumulimi i gazit në minierë” e ka bërë të vështirë operacionin e kërkimit.

“Aktualisht, prioriteti është të ofrojmë ndihmë për të plagosurit dhe të nxjerrim njerëzit nga rrënojat”, tha Nesaei.

Ai shtoi se “neglizhenca dhe përgjegjësia e agjentëve përkatës do të trajtohen” më vonë.

Irani, një vend prodhues nafte, është gjithashtu i pasur me një sërë mineralesh. Irani konsumon rreth 3.5 milion ton qymyr në vit, por nxjerr vetëm rreth 1.8 milion ton nga minierat e tij. Pjesa tjetër importohet, shpesh për t’u përdorur në uzinat e çelikut të vendit.

Kjo nuk është fatkeqësia e parë që godet industrinë minerare të Iranit. Vitin e kaluar, një shpërthim në një minierë qymyri në qytetin verior Damghan vrau gjashtë persona, gjithashtu si pasojë e mundshme e një rrjedhje metani, sipas mediave lokale.

Në vitin 2013, 11 punëtorë humbën jetën në dy incidente të ndara minierash. Në vitin 2009, 20 punëtorë u vranë në disa incidente. Në vitin 2017, një shpërthim në një minierë qymyri vrau të paktën 42 persona.

Standardet e dobëta të sigurisë dhe shërbimet e pamjaftueshme emergjente në zonat minerare shpesh fajësohen për viktimat./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →