Një makinë tip Skoda është përfshirë nga flakët pranë Stadiumit të vjetër, në lagjen “30-Vjetori” në Berat.
Fillimisht është dëgjuar një shpërthim i vogël dhe më pas makina ka marrë flakë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që fillimisht bënë të mundur nxjerrjen pa lëndime nga mjeti të drejtuesit të tij, shtetasit Marsel Hoxha dhe më pas kanë neutralizuar dhe fikur zjarrin, duke mos lejuar përhapjen më tej të flakëve.
Burimet zjarrfikëse në vendngjarje kanë konfirmuar se shkak për zjarrin dyshohet se është bërë rrjedhja e gazit të makinës.
Si pasojë e zjarrit është dëmtuar tërësisht pjesa e përparme e mjetit. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca policie, që po kryejnë edhe hetimet në lidhje me ngjarjen.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co