Shpërthim gjatë natës në Zveçan, policia jep detaje: ja çfarë ndodhi në veri të Kosovës!

shperthim gjate nates ne zvecan policia jep detaje ja cfare ndodhi ne veri te kosoves

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur afër një pompe të benzinës në qendër të Zveçanit rreth mesnatës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

policia kosove

Siç ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, nga shpërthimi nuk ka të lënduar.

Sipas tij si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.

Zëvendësdrejtori i Policisë ka deklaruar se njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes dhe se aktualisht nuk duhet kush e ka shkaktuar shpërthimin.

Në kohën e shpërthimit, pompa e benzinës nuk ka qenë aktive, ka njoftuar ai.

The post Shpërthim gjatë natës në Zveçan, policia jep detaje: ja çfarë ndodhi në veri të Kosovës! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co