Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në Turqi, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë municionesh.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Karesi të Balikesir në Turqi .
Sipas deklaratës së guvernatorit të rajonit, Ismail Ustaoglou, nga shpërthimi ka viktima dhe të lënduar të konfirmuar.
Informacionet e para flasin për 12 persona që humbën jetën dhe 3 të plagosur.
Në mediat turke raportohet ndër të tjera se aktualisht nuk ka të dhëna për sabotim, ndërsa provat e deritanishme tregojnë se shpërthimi ishte aksidental.