Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një fabrikë alumini në Bolzano të Italisë. Si pasojë e zjarrit, 8 persona janë plagosur, ndërsa 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Dy punëtorë u dërguan në Verona, një në Padova, një në Milano dhe një tjetër në Murnau në Bavari. Kishte kaluar mesnata kur alarmi ra nga kompania e Aluminit në via Toni Ebner pas një shpërthimi të fortë. Zjarri mësohet se shpërtheu në magazinë, atje ku vijonte puna e turnit të tretë.
Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit dhe identiteti i të plagosurve.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co