Një shpërthim ka ndodhur jashtë një sinagoge në Francën jugore të shtunën në mëngjes, të cilën policia po e trajton si tentativë për zjarrvënie.
Ajo u shkaktua nga djegia e dy makinave jashtë sinagogës Beth Yaacov në La Grande-Motte, thanë autoritetet. Një nga automjetet përmbante një shishe gazi të fshehur.
Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin e quajti incidentin “një akt të qartë kriminal”.
Në një postim në X, dikur Twitter, ai shkruan: “dua të siguroj bashkëqytetarët tanë hebrenj dhe komunën për mbështetjen time të plotë”, duke shtuar se po mobilizohen të gjitha mjetet për të gjetur autorin.
Darmanin dhe kryeministri francez Gabriel Attal pritet të udhëtojnë në vendngjarje më vonë të shtunën.
Një polic i plagosur nga shpërthimi u dërgua në Spitalin Universitar të Montpellier, raportojnë mediat franceze. Mësohet se plagët e tij nuk përbëjnë rrezik për jetën.
Udhëheqësja rajonale e Occitaine, Carole Delga, dënoi incidentin dhe tha se Franca do të mbronte popullsinë e saj hebreje.
Në një postim në X, zonja Delga falënderoi oficerët e policisë lokale për “qetësinë dhe profesionalizmin e tyre”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co