Bota

Shpërthim me lëndë plasëse në hyrjen e një banese në Shkodër, dyshimet për ngjarje

shperthim me lende plasese ne hyrjen e nje banese ne shkoder dyshimet per ngjarje





































Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në hyrjen e një banese në Shkodër. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të se dielës në lagjen “Mark Lula” në banesën e shtetasit me iniciale R.G.

POLICIA NATEN

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë  derës së banesës  të shtetasit  R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë   të cilat vijojnë kontrollin në zonë”, thote policia.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë   vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts