![Shpërthim me lëndë plasëse në një pallat në Pogradec, çfarë thotë policia 2 shperthim me lende plasese ne nje pallat ne pogradec cfare thote policia](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/shperthim-me-lende-plasese-ne-nje-pallat-ne-pogradec-cfare-thote-policia.jpg)
Shpërthim me lëndë plasëse në një pallat në Pogradec. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit me inicialet M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet.
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co