Një zjarr në një fabrikë në Korenë e Jugut që dyshohet se është shkaktuar nga një shpërthim i baterive të litiumit ka vrarë 22 persona.
Të vdekurit përfshinin 18 shtetas kinezë, dy koreano-jugorë dhe një shtetas nga Laosi. Sakaq, tetë persona u plagosën, thanë autoritetet. Një person ende nuk është identifikuar.
Në momentin e rënies së zjarrit në fabrikë punonin 102 persona.
Siç thuhet nga departamenti i zjarrfikësve, sipas dëshmisë së të mbijetuarve, zjarri shpërtheu kur bateritë shpërthyen ndërsa punëtorët po i kontrollonin dhe i paketonin në dyshemenë e fabrikës në qytetin Hwaseong, në jug të Seulit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co