Shqiperia

Shpërthim në Shkodër/ Hidhet lëndë plasëse pranë derës së një banese

shperthim ne shkoder hidhet lende plasese prane deres se nje banese
shperthim ne shkoder hidhet lende plasese prane deres se nje banese

Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele pranë banesës së një personi në Shkodër.

Lënda plasëse është hedhur rreth orës 03:36, pranë derës së banesës  të shtetasit  R. G.

Nga informacionet paraprake, raportohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i plotë i Policisë

Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë  derës së banesës  të shtetasit  R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë   të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë   vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts