Shpërthim pranë aeroportit më të madh të Pakistanit, dy të vdekur dhe të paktën tetë të plagosur

shperthim prane aeroportit me te madh te pakistanit dy te vdekur dhe te pakten tete te plagosur
shperthim prane aeroportit me te madh te pakistanit dy te vdekur dhe te pakten tete te plagosur

Dy persona kanë vdekur dhe të paktën tetë janë plagosur pas një shpërthimi pranë një aeroporti të madh në Pakistan.

Policia dhe qeveria provinciale thanë se shpërthimi ndodhi pasi një cisternë shpërtheu jashtë aeroportit të Karaçit – që është më i madhi në Pakistan.

Ministri i Brendshëm provincial, Zia UI Hassan, tha se ky ishte një sulm që synonte shtetas të huaj. Ndërkohë, grupi militant separatist pakistanez Ushtria Çlirimtare Baloch (BLA) mori përgjegjësinë për shpërthimin.

Grupi tha se kishte në shënjestër shtetasit kinezë, shkruan skynews. Pamjet e shpërthimit treguan flakët duke përfshirë vetura dhe tym të madh që dilte nga vendi i ngjarjes.

Rahat Hussain, i cili punon në departamentin e aviacionit civil, tha se shpërthimi ishte aq i madh sa tronditi ndërtesat e aeroportit.

Zëvendësinspektori i përgjithshëm i policisë së Karaçit, East Azfar Mahesar, tha se dukej sikur ishte një shpërthim në një cisternë nafte dhe në mesin e të plagosurve kishte edhe oficerë.

“Ne jemi duke përcaktuar natyrën dhe arsyet e shpërthimit. Duhet kohë”, tha ai.

Ndryshe, BLA kërkon pavarësinë për provincën e Balochistanit, e vendosur në jugperëndim të Pakistanit, në kufi me Afganistanin dhe Iranin.

Në gusht, grupi nisi sulme të koordinuara në provincë, në të cilat u vranë më shumë se 70 njerëz.

BLA synon në mënyrë specifike interesat kineze, pasi mijëra punëtorë janë në Pakistan, shumë të përfshirë në iniciativën shumë miliarda dollarëshe të Pekinit “Belt and Road” që lidh Azinë Jugore dhe Qendrore me kryeqytetin kinez.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co