Bota

Shpërthim pranë zonës së “Myslym Shyrit” në Tiranë, ja çfarë dyshon policia

shperthim prane zones se myslym shyrit ne tirane ja cfare dyshon policia

































Një shpërthim raportohet se ka ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë. Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne (10 qershor).

POLICIA NATEN

Paraprakisht, policia thotë se ka bërë verifikimet dhe dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në një gropë pallati, kantier ndërtimi.

Për fat të mirë nuk raportohet për dëme.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2024, rreth orës 22:10, në rrugën “Myslym Shyri”, ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts