Bota

Shpërthime dhe alarm në Kiev, Putin dëshiron negociata

shperthime dhe alarm ne kiev putin deshiron negociata
shperthime dhe alarm ne kiev putin deshiron negociata

Të gjithë po kërkojnë negociata paqeje, por askush nuk di se si t’i nisë ato. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është politikani që ka marrë një iniciativë serioze për të kthyer Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve. Pas Kievit dhe Moskës, ai ka përfunduar dhe në Pekin ku pati një diskutim me presidentin e Kinës, Xi Jinping, për mënyrën se si kjo luftë duhet të marrë fund.

Lideri komunist kërkoi që të krijohen kushtet për një dialog të drejtpërdrejtë mes presidentëve Putin dhe Zelenski. Në mungesë të paqes, qielli mbi Ukrainë u trazua nga “shiu i raketave” që u lëshuan nga ushtria e Rusisë. Alarmi ajror kumboi në çdo pjesë të territorit me shpërthime të dëgjuara edhe në kryeqytetin, Kiev.

Presidenti Zelenski njoftoi se mbi 40 raketa të llojeve të ndryshme u nisën nga rusët në drejtim të shumë rajoneve, duke dëmtuar ndërtesa banimi, infrastrukturë jetike dhe një spital pediatrik. Raportohet për viktima dhe të plagosur. Ukraina ka tentuar që të kundërpërgjigjet duke vënë në skenë një episod të denjë për skena filmash.

Shërbimi Sekret i Rusisë bllokoi një përpjekje të Kievit për organizimin e një rrëmbimi të një bombarduesi strategjik TU-22M3 dhe ta fluturonte atë në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts