Bota

Shpërthime gjatë natës në Kiev, nuk raportohet për të lënduar

shperthime gjate nates ne kiev nuk raportohet per te lenduar
shperthime gjate nates ne kiev nuk raportohet per te lenduar

Shpërthime u dëgjuan gjatë natës në Kiev. Lajmi u konfirmua nga një korrespondent i Rbc-Ukraine, sipas të cilit një dron sulmues rus po shkonte drejt kryeqytetit.

Shpërthimet ndodhën rreth orës 4:21 të mëngjesit me orën lokale. Në qytet ka më shumë se dy orë në fuqi alarmi ajror për shkak të rrezikut të një sulmi nga forcat ruse.

Sakaq, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klychko, raportoi në Telegram se mbeturinat nga një dron i rrëzuar gjatë natës ranë në një shesh lojrash në një zonë të banuar në lagjen Dnipro. Kryebashkiaku shtoi se mbeturinat nga një dron tjetër dëmtuan xhamat e një apartamenti në katin e gjashtë të një pallati në lagjen Holosiiv. Për momentin nuk ka asnjë lajm për të lënduar apo viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts