Bota

Shpërthime në Zvicër, dy viktima dhe 11 të plagosur

shperthime ne zvicer dy viktima dhe 11 te plagosur
shperthime ne zvicer dy viktima dhe 11 te plagosur

Dy persona janë gjetur të vdekur pas shpërthimeve në garazhdin e një ndërtese apartamentesh në veri të Zvicrës.

Njëmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime.

Mediat zvicerane kanë raportuar se shpërthimet kanë krijuar re të madhe tymi që dukej edhe nga larg dhe po ashtu janë dëgjuar edhe jashtë qytezës.

Policia ka thënë se zjarri ishte përhapur në disa kate të ndërtesës dhe se njerëzit ishin evakuuar.

Shpërthimet ndodhën në qytezën Obersiggenthal. Policia ka thënë se ato u shkaktuan nga një aksident.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts