Shpërthime të fuqishme, droni ukrainas sulmon fabrikën e çelikut më të madhe në Rusi

shperthime te fuqishme droni ukrainas sulmon fabriken e celikut me te madhe ne rusi
shperthime te fuqishme droni ukrainas sulmon fabriken e celikut me te madhe ne rusi

Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në fabrikën e çelikut, një nga më të mëdhatë në të gjithë Rusinë, disa orë më parë. Raportet e pakonfirmuara nga mediat ruse dhe ukrainase kanë bërë ne dije se sulmi është bërë nga një dron ukrainas.

Gazeta online Ukrainska Pravda raporton se shpërthime të njëpasnjëshme janë dëgjuar në qytetin Lipetsk, i cili ndodhet rreth 400 kilometra në jug të Moskës. Guvernatori i rajonit Igor Artamonov në një postim në platformën Telegram thotë se zjarri që ra në fabrikën e NLMK është shuar dhe se nuk ka viktima.

Në të nënvizohet se po hetohen informacionet për bastisjen e dronëve ukrainas dhe vërtetësinë e videove që vërshojnë në rrjetet sociale, që dyshohet se regjistrojnë momentin e sulmit në fabrikë. Ministria ruse e Mbrojtjes kishte njoftuar më herët se dronët u kapën në rajonet e Tula (rreth 150 km në jug të Moskës) dhe Kursk (afër kufirit me Ukrainën).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →