Shqiperia

Shpërthimi i autoboti në një karburant në autostradën Tiranë-Durrës/ Policia: U lënduan 2 punonjës, zjarri është shuar tërësisht

shperthimi i autoboti ne nje karburant ne autostraden tirane durres policia u lenduan 2 punonjes zjarri eshte shuar teresisht
shperthimi i autoboti ne nje karburant ne autostraden tirane durres policia u lenduan 2 punonjes zjarri eshte shuar teresisht

Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me shpërthimin e një autoboti pranë një karburanti në autostradën Tiranë- Durrës.

Sipas informacioneve nga Policia, nga shpërthimi janë lënduar 2 punonjës të karburantit të cilët janë dërguar për mjekim në spital.

Teksa zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, fatmirësisht pa pasoja të tjera më të rënda.

Ndërkohë që është ngritur  një grup hetimor thotë policia dhe do të hetojë në lidhje me shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant.

Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë trasportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant.

Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik.

Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts