Një pistë e re hetimesh është hapur lidhur me shpërthimin e automjetit të dy vëllezërve në Gramsh pasditen e sotme.
Pas përfundimit të hetimeve të thelluara, grupi hetimor ka dalë në përfundimin se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale dhe Algert dhe Erald Mines, dyshohet të mos i jetë bërë atentat.
Sipas policisë, lënda që ka shpërthyer dhe që la të plagosur dy vëllezërit, ka qenë në kroskotin e makinës dhe se shpërthimi ka qenë nga brenda mjetit.
Lënda plasëse dyshohet se nuk ka qenë tritol, por diçka tjetër që ka shpërthyer nga nxehtësia.
Ngjarja është ende nën hetim, ndërsa pritet një raport përfundimtar lidhur me shkaqet e shpërthimit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co