Një grua ka mbetur e lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në banesën e saj në katin e dytë të një pallati në Pogradec.
Raportohet se 71-vjeçarja me iniciale E. P., po merr mjekim në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në pamjet e siguruara nga Panorama.al, ajo shihet se ka marrë dëmtime në fytyrë pasi është e gjakosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co