Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në studion e “Open” në News24, ka komentuar shpërthimet e fundit të ish-Presidentit Ilir Meta ndaj SPAK dhe kreut të saj.
Basha u shpreh se nga puna e SPAK janë në panik ata që duhet të jenë në panik, të cilët sipas tij janë kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.
“Ku të çon mushka”, u shpreh Basha duke komentuar reagimet e ashpra të Metës ndaj SPAK, teksa mori në konsideratë se kjo strutkurë po godet korrupsionin.
[embedded content]
“Nuk i kisha parë reagimet e Metës ndaj Dumanit. I kisha lexuar por nuk i kisha parë. Nuk mund të bëhet fjalë për akuza sesa për një shpërthim. Besoj që gjëja e parë që të vjen në mendje kur i shikon këto, është që kjo nuk është një sjellje normale. Të dalësh aty të shash, se këto janë sharje. Njeriu i civilizuar edhe kur ka kundërshtimin më ekstrem ndaj diçkaje apo ndaj dikujt di të reshtojë argumentet.
Sigurisht nuk është i pari që demonstron këto sjellje. Sigurisht as zoti Berisha nuk është i dyti, në veçanti që pavarësisht se përpiqen ta fshehin por nuk e fshehin dot, në panik janë ata që duhet të jenë në panik dhe është një lajm i mirë për shqiptarët, është Edi Rama, Erion Veliaj. Ish-dyshi i Ramës është në kërkim, nja dy-tre të tjerë janë në hetim dhe në burg. SPAK ka trazuar ujërat e kastës 34-vjeçare të politikës shqiptare. PD, i vetmi ligj që votoi ishte për SPAK. Ka qenë partia e Ilir Metës që i ka votuar pesë ligje të tjera për të cilat ishim skeptikë.
Unë kam qenë i vetëdijshëm për atë që po votonim. Një ndryshim në kulturën institiucionale. Kur ke një strukturë që po godet korrupsionin, i cili është një problem që është kthyer në gangrenë, ti godet të vetmin institucion të cilit ja kemi dhënë vetë kompetencat, ku të çon mushka? Nëse pas kësaj ka interesa personale, nëse flet si i pandehur kjo është diçka tjetër dhe është sulm personal”, u shpreh Basha.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co