Shqiperia

Shpërthimi me eksploziv ndaj biznesmenit në Kamëz, GJKKO dënon me 25 vite burg Gjergj Cukalin

shperthimi me eksploziv ndaj biznesmenit ne kamez gjkko denon me 25 vite burg gjergj cukalin
shperthimi me eksploziv ndaj biznesmenit ne kamez gjkko denon me 25 vite burg gjergj cukalin

Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të mërkurë Gjergj Cukalin me 25 vite burg lidhur me ngjarjen e shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Mbi të rëndonin akuzat për  vrasjen në tentativë të Gjon Menës, shkatërrim prone me eksploziv, armëmbajtje dhe pjesëmarrje në Grup të Strukturuar.

I penduari i drejtësisë Enver Jamaku dënohet me 8 vite burg për futje sendesh në banesën e Edmond Saracit, kanosjes së avokatit Paulin Paplekaj dhe gjetjen të magazinuara të armëve luftarake në ambientet e Sokol Xhurës, si bashkëpunetor i të parëve në grup të strukturuar kriminal.

Edhe Jamaku u dënua me 8 vjet burg, Flor Abazi u dënua me 22 vjet, Blendi Deda 22 vjet, dhe Paris Prenga 21 vjet.

Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën për dosjen ndërsa çështja i kaloi për hetime, SPAK.

Vëllezërit Jamaku, me statusin e dëshmitarit të drejtësisë kanë thënë se Cukali u ka premtuar dhënien e 30 mijë eurove, në këmbim që ai të vendoste tritolin në mjetin e biznesmenit Mena.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts