Shqiperia

Shpërthimi në Lushnjë/ “Djali tjetër i viktimës shpëtoi rastësisht”, gazetari zbulon akuzat: Deputeti Bujar Çela mund të përballet me…

shperthimi ne lushnje djali tjeter i viktimes shpetoi rastesisht gazetari zbulon akuzat deputeti bujar cela mund te perballet me
shperthimi ne lushnje djali tjeter i viktimes shpetoi rastesisht gazetari zbulon akuzat deputeti bujar cela mund te perballet me

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur rreth shpërthimit të fuqishëm që ndodhi ditën e premte në qytetin e Lushnjës, ku mbetën viktimë 2 persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Bushkolaj u shpreh se shpërthimi rezulton të ketë ndodhur nga shpërthimi i bombolave të oksigjenit, ndërsa është e paqartë nëse vinçi brenda kapanonit ka pasur fillimisht kontakt me rrymën e tensionit të lartë apo jo.

Ai zbuloi po ashtu se përveç dy viktimave, djali tjetër i Roland Hoxhës, drejtuesit të vinçit ka shpëtuar rastësisht, pasi ky i fundit ndodhej në një dyqan për të blerë diçka në momentin e shpërthimit.

[embedded content]

Bushkolaj theksoi se është ende e paqartë nëse dy viktimat ishin punonjës të siguruar, ndërsa tha se momentalisht ka tre akuza, shkelja e sigurisë teknike në punë, dëme të shkaktuara në raport me të tretë, dhe ndërtimi pa leje, me të cilën mund të përballet deputeti socialist Bujar Çela, në pronësi të të cilit ishte kapanoni ku ndodhi shpërthimi.

“Shpërthimi rezulton se ka ardhur nga shpërthimi i bombolave të oksigjenit. Është ende e paqartë nëse vinçi ka pasur kontakt me tensionin e lartë fillimisht apo shpërthimi ka ndodhur direkt kur po saldohej me oksigjen. Shpërthimi ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm dhe drejtuesi i vinçit ka humbur menjëherë jetën, ndërsa I biri ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ajo që del nga dosja e përpiluar nga policia është se ka qenë rastësi që djali I familjes Hoxha ka shpëtuar rastësisht pasi ka shkuar në dyqan për të blerë diçka për prindërit e tij. Punimet që po kryheshin në kapanon ishin tej lejes së marrë nga deputeti Bujar Çela, në pronësi të të cilit ishte kapanoni ku ndodhi shpërthimi.

Mbetet ende e paqartë nëse Roland Hoxha dhe djali i tij ishin punonjës të siguruar. Momentalisht ka tre akuza, shkelja e sigurisë teknike në punë, dëme të shkaktuara në raport me të tretën dhe akuza e tretë me të cilën mund të përballet edhe deputeti i Lushnjës është ndërtimi pa leje”, shpjegoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts