Shpërthimi i fuqishëm në kapanonin që ishte në ndërtim e sipër në Lushnjë, shkaktoi dëme të mëdha shumë, jo vetëm njerëzore, por edhe materiale.
Nga shpërthimi i fortë, që pasoi me një flakë gjigante, nga shpërthimi i bombolave të oksigjenit, u shkaktuan dëme të mëdha në godinat, biznese dhe shtëpi afër vendngjarjes.
Të gjendur përballë kësaj fatkeqësie, pronarët e bizneseve dhe ata të banesave u shprehën për mediat se dëmet që kishin pësuar ishin të mëdha, ndërsa prisnin ndihmë nga bashkia.
Gazetari Juljan Kasapi konfirmon për BalkanWeb se ka pasur një bisedë telefonike me kryetaren e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa. Kjo e fundit ka konfirmuar se është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co