Shpërthimi në një hidrocentral në Itali më 3 të vdekur, vijojnë kërkimet, shuhen shpresat për të mbijetuar

shperthimi ne nje hidrocentral ne itali me 3 te vdekur vijojne kerkimet shuhen shpresat per te mbijetuar
shperthimi ne nje hidrocentral ne itali me 3 te vdekur vijojne kerkimet shuhen shpresat per te mbijetuar

ITALI

Ekipet italiane të shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar pasi ditën e martë të paktën tre persona mbeten të vdekur dhe katër u raportuan të zhdukur gjatë një shpërthimi në një hidrocentral në Italinë veriore. Ekipet e shpëtimit thanë se nuk ka gjasa për të gjetur të mbijetuar nga kjo ngjarje e rëndë që tronditi Italinë.

“Situata është shumë e vështirë, niveli i ujit po rritet dhe kërkimet për katër punonjësit e zhdukur bëhen më të ndërlikuara deklaruan ekipet e shpëtimit.

Grupi italian i shërbimeve Enel konfirmoi se një zjarr kishte shpërthyer në një nga transformatorët e tij në hidrocentralin e tij në Bargi, afër Bolonjës, në orët e para të pasdites së të martës. Njësia e zjarrfikësve tha se një shpërthim kishte ndodhur në një digë në liqenin Suviana, një nga tre liqenet artificiale që ushqejnë termocentralin.

Shefi rajonal i zjarrfikësve Francesco Notaro tha për mediat lokale se një pjesë e strukturës nëntokësore nëntëkatëshe u shemb, filloi një zjarr, duke shkaktuar përmbytje në thellësi deri në 60 metra.

Enel nuk ka komentuar për shkakun e kësaj ngjarje te rende. Kompania tha se pellgu i digës nuk ishte dëmtuar dhe se termocentrali ishte jashtë linje në kohën e incidentit, kështu që nuk kishte asnjë ndikim në furnizimin me energji elektrike.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →