David Raja ishte një protagonist në ndeshjen e sotme të Spanjës, teksa shpëtoi iberikët nga goli i barazimit në gjuajtjet e Armando Brojës në minutat e pjesës së dytë, duke justifikuar aktivizimin në këtë sfidë pasi është portieri i dytë për iberikët.
“Ishte një ndeshje shumë e bukur e të gjithë grupit. E dinim që nuk ishte e lehtë. Ata luanin shanset për të kaluar. Kemi dominuar të gjithë ndeshjen, la një shije shumë të ëmbël dhe jemi shumë të lumtur për fitoren”, tha ai pas duelit.
“Rastet e Shqipërisë? Në pjesën e parë i shënuam golin dhe i tronditëm, por e dinim që kishin nevojë që të shkonin përpara, ndeshja thyhet dhe ky është momenti kur shfaqen rastet.
Jam i lumtur që mora minuta dhe që munda të ndihmoj ekipin dhe të siguronim tre pikët”, tha Raja pas ndeshjes për mediat spanjolle.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co