“Shpresoj ta rrëzojnë qeverinë”- Shabani për protestën e 7 tetorit: Berisha e ka luftën me perëndimorët, nuk marrë pjesë!

shpresoj ta rrezojne qeverine shabani per protesten e 7 tetorit berisha e ka luften me perendimoret nuk marre pjese





































Endri Shabani i nismës Thurja është shprehur se nuk do t’i bashkohet protestës së opozitës të thirrur më 7 tetor.

endri shabani

Ai u shpreh se nuk merr pjesë në protestat e thirrura nga Sali Berisha dhe Ilir Meta sepse në të gjitha rastet ngrihen mbi një mashtrim të publikut.

Sipas Shabanit, Berisha proteston kundër perëndimorëve.

“Unë nuk para i bashkohem protestave të Berishës dhe Metës, sepse në të gjitha rastet ngrihen mbi një mashtrim të publikut, sikur do bijë qeveria. Shpresoj që të bjerë.

Kam vite që se dëgjoj Berishën dhe Ramën. Ka deputetë që i dëgjoj. Thelbi është se për çfarë proteston Sali Berisha. Kundër Edi Ramës? Sepse ata janë bashkë. Nuk më duket se e ka problemin me Edi Ramën. Nëse proteston kudër amerikane, europianëve? Nuk marrë pjesë. Mua më duket se e ka luftën me perëndimoret. Kanë 12 vite në opozitë që thonë se do të bjerë qeveria. Shpresoj ta rrezojnë, por mua më duket demonstrime numrash”, tha Shabani.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al