Dëmtimi i parë muskulor i sezonit 2024-2025 te Milani, siç kujtohet nga “Corriere dello Sport” është pësuar nga Alvaro Morata.Një dush i vërtetë i ftohtë për kuqezinjtë. Sulmuesi spanjoll, i lindur në vitin 1992, i cili mbërriti në merkaton e verës për 13 milionë euro nga Atletiko e Madridit, ka pësuar një problem në kofshë.
Por sa ndeshje do të mungojë Morata? Sigurisht ndeshjet jashtë fushe kundër Parmës dhe Lacios, të planifikuara për datat 24 dhe 31 gusht janë më e pakta ku prania e tij nuk do të jetë e mundur. 31- vjeçari, me gjasë do të rikthehet pas ndalesës së kampionatit të Serisë A për ekipet kombëtare, pra të paktën në mesin e shtatorit.
Data e parë e dobishme, Milano-Venecia në datën 15, por ka mundësi që Milani ta ruajë sulmuesin për ta pasur në fushë në kushtet më të mira kundër Interit, në derbin e 22 shtatorit.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co