Kreu i PD-së, Sali Berisha reagoi në lidhje me mosbindjen civile të opozitës, e cila sot (29 tetor) konsistoi në bllokimin e rrugëve.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish kryeministri shkruan se “Shqipëria për tre orë ishte në duart e opozitës”.
“Shqipëria u paralizua dhe për tre orë ishte në duart tuaja. Narko-diktatura u dridh! Kreu i saj Edi Rama ndersej fallangat e tij kundra jush, por dështoi”, shkruan Berisha.
Reagimi i Sali Berishës:
Shqipëria 3 orë në duart e opozitës.
Narko-regjimi dridhet.
Mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që me drejtimin, përkushtimin, organizimin, guximin që dëshmuat në këtë betejë të mosbindjes civile të opozitës kundër narko-regjimit dhe për suksesin e plotë që u arrit. Shqipëria u paralizua dhe për tre orë ishte në duart tuaja. Narko-diktatura u dridh! Kreu i saj Edi Rama ndersej fallangat e tij kundra jush, por deshtoi. Ju qëndrestare të pamposhtur, përmbushët misionin tuaj. Nderim dhe mirënjohje! O sot, o kurrë! Është rradha jonë, është rradha jonë! Fitore!