Ardian Ismajli po e mban me krenari shiritin e kapitenit te Kombëtarja e Shqipërisë. Prej dy ndeshjeve, lojtari i Empolit, udhëheq mbrojtjen kuqezi.
“Të bashkuar drejt një qëllimi, shihemi të martën”, shkruan Ismajli në rrjetin social “Instagram” me një foto nga ndeshja ndaj Çekisë.
Ismajli ka rezultuar me fat si kapiten, pasi Shqipëria nuk ka pësuar në dy sfidat e fundit. Në takimin e parë, Kombëtarja fitoi 0-1 në Gjeorgji. Dje ndërkohë e mbylli në barazim 0-0 kundër Çekisë.
Sfida e radhës luhet pikërisht të martën e 19 nëntorit. Shqipëria pret Ukrainën, teksa një fitore do i siguronte një nga dy vendet e para.
PANORAMASPORT.AL