Shqipëria dhe Kosova në seancë plenare të përbashkët, Spiropali: Sfidat tuaja, janë njëherazi tonat! Dialogu me Serbinë duhet të ketë rezultat njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve

shqiperia dhe kosova ne seance plenare te perbashket spiropali sfidat tuaja jane njeherazi tonat dialogu me serbine duhet te kete rezultat njohjen e ndersjellet mes dy vendeve
shqiperia dhe kosova ne seance plenare te perbashket spiropali sfidat tuaja jane njeherazi tonat dialogu me serbine duhet te kete rezultat njohjen e ndersjellet mes dy vendeve

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në seancën parlamentare të përbashkët mes vendit tonë dhe Kosovës, u shpreh se sfidat e kësaj të fundit janë njëherazi dhe tonat.




Spiropali theksoi se dialogu me Serbinë duhet të ketë si rezultat njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve.

Sakaq, ajo shtoi se “pa njohje të ndërsjellë dhe përfundimtare, pa dalje me guxim nga labirinthet artificiale që krijohen nga interesa të ditës, por edhe të votës, ky skaj i Evropës do të jetë gjithmonë një dhembje koke për banorët e tij.”

Elisa Spiropali: Sfidat specifike që Kosova ka janë te kuptueshme dhe janë njëherazi edhe sfidat tona që burojnë nga e drejta e natyrshme dhe Kushtetuta jonë,

Dialogu Kosovë-Serbi, në koordinim të plotë me partnerët tanë të përbashkët strategjikë, SHBA dhe BE, duhet të ketë medoemos si rezultat përfundimtar nënshkrimin e një marrëveshje të detyrueshme ligjore që mundëson njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si edhe trajtimin e minoriteteve komform Kushtetutës.

Pa njohje të ndërsjellë dhe përfundimtare, pa dalje me guxim nga labirinthet artificiale që krijohen nga interesa të ditës, por edhe të votës, ky skaj i Evropës do të jetë gjithmonë një dhembje koke për banorët e tij.

Kemi bindjen e palëkundur se Kosova do ta përmbyllë këtë proces si një shtet me vizion euroatlantik, si një partner strategjik.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →