Shqipëria në këtë Euro 2024, jo vetëm që u largua me “kokënlartë”, pas paraqitjeve vërtet shumë pozitive, përballë tre kundërshtarëve shumë të fortë të grupit, por la “gjurmë” që vështirë se do të harrohen ndonjëherë nga tifozët tanë kuqezi.
Kështu pas Bajramit, që shënoi golin më të shpejtë në historinë e evropianëve, atë ndaj Italisë në ndeshjen e parë, autogoli dhe goli i realizuar nga Klaus Gjasula në ndeshjen ndaj Kroacisë, i futur në fushën e lojës si zëvendësues gjatë pjesës së dytë, u thye edhe rekordi brenda ekipit tonë përfaqësues, lidhur me moshën më të re, në deputimin me fanellën kuqezi, në finalet e një evropiani.
Ky rekord më herët mbahej nga shkodrani Elseid Hysa, por këtë evropian ishte zbulimi i kombëtares tonë, mbrojtësi i majtë, Mario Mitaj i cili deputoi ndaj Italisë, kur kishte vetëm 20 vite, 10 muaj e 9 ditë.
Megjithatë rekordet janë bërë për t’u thyer thuhet, ndaj për të konfirmuar edhe njëherë tjetër se ky ishte evropiani i rekordeve në shtëpinë kuqezi të kombëtares tonë, tekniku Sylvihno aktivizoi ndaj Spanjës në pjesën e dytë, mesfushorin e Leçes në Serie A, Medon Berisha, i cili kur deputoi kishte 20 vite, 8 muaj e 3 ditë.
Ndoshta për dikë mund të jenë thjeshtë statistika, por në fakt këto janë shifra, që provojnë se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur përpara, ndaj duhet të jemi të gjithë krenarë dhe të besojmë fortë se kjo kombëtare do të na dhurojë shumë buzëqeshje në vazhdim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co