“Shqipëria e së ardhmes do jetë si Italia”- Rama flet për raportin me Melonin: I shkëlqyer! Massimo D’Alema, mentor për mua! Kostot për emigrantët? Ja si përgjigjet kryeministri

shqiperia e se ardhmes do jete si italia rama flet per raportin me melonin i shkelqyer massimo dalema mentor per mua kostot per emigrantet ja si pergjigjet kryeministr





































“E ardhmja e Shqipërisë do jetë si Italia”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin   “Piazza Pulita” në televizionin “La 7”, ndërsa shpjegoi edhe marrëveshjen për emigrantët.

edi rama

“Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, është shprehur Rama në intervistën e tij për gazetarin Federico Marconi.

Rama është pyetur për raportin e tij me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe se si ai ka arritur të jetë aq i lidhur politikisht me të.

“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë. Nuk ka rëndësi se kryeministri është i djathtë, i majtë apo demokristian. Është vendi më afër nesh. Për mua ideologjitë kanë vdekur kur ka rënë muri i Berlinit”, tha Rama

Ndërsa i pyetur se përse e mbante Putinin në tavolinë, ndërsa kryeministri u përgjigj se ” i pëlqente ta shihte atë si një kukull”

Intervista 

Gazetari: Faleminderit Kryeministër që pranove intervistë tonë.

Rama: Nuk mund të refuzoj kurrë gazetarët italianë, unë i dua.

Gazetari: Të gjithë, të gjithë ?

Rama: Të gjithë. Është një dashuri pa kushte.

Gazetari: Sepse jo të gjithë kryeministrat janë si ty.

Rama: Sepse ata nuk e dinë se ç’është dashuria.

Gazetari: Mund t’ia thoni Giorgia Melonit që refuzon të vijë në emisionin tonë?

Rama: Unë nuk refuzoj asnjë gazetar. Nuk refuzoj asnjë emision sepse ju bëni punën tuaj … sepse besoj se asnjë pyetje e juaja nuk është tendencioze.

Gazetari: Raporti me Melonin është i shkëlqyer. Ajo është e djathtë, ndërsa ju i majtë. Si lindi kjo shkëndijë mes jush?

Rama: Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të. Ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë. Nuk ka rëndësi se kryeministri është i djathtë, i majtë apo demokristian o çfarëdo. Është kryeministrja e një vendi më afër nesh. Për mua ideologjitë kanë vdekur kur ka rënë muri i Berlinit.

Gazetari:  A mund të na thoni diçka rreth marrëveshjes së emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë?

Rama: Shqipëria nuk ka asnjë kosto mbi operacionin që Italia do të zhvillojë në Shqipëri për emigrantët. Shqipëria nuk ka asnjë kosto. Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore. Shqipëria i ka dhënë përgjegjësinë të shërbejë në një territor që do të menaxhohet tërësisht nga Italia.

Gazetari: Mesa di Kryeministër ju keni një miqësi të madhe me Massimo D’Alemën. A i keni kërkuar këshilla atij?

Rama: Massimo D’Alema është mentor për mua. Unë miqësinë me të e mbaj në zemër si një medalje nderi. Për ju është e vështirë të mendoni se nga vijmë ne. Unë jam rritur në diktaturë dhe e shikoja atë në televizion, pastaj ai u bë kryeministër, dhe u gëzova kur mësova se ai më konsideronte një mik.

Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, dhe ka shumë që mendojnë se do të jemi si Gjermania, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →