Fati është me Shqipërinë, edhe pse në raste të rralla. Mundësi që përfaqëson vendin tonë Chermen Valiev do të vijojë garën e tij për të fituar medaljen e bronztë në peshën 74kg të stilit të lirë, pasi kundërshtari i tij nga Uzbekistani Jamalov triumfoi në gjysmëfinale. Në këto kushte, futet në lojë “ripeshkimi”. Valiev ka përpara edhe 2 sfida, ku do i duhet të tregojë veten.
Sa i takon garës së ditës së sotme, Valiev zhvilloi një tjetër garë të mirë, madje përballë mundësit nga Uzbekistani mori menjëherë një dypikësh, por brenda periodës së parë, rivali i tij përmbysi shifrat në 3-2.
Në periodën e dytë, Valiev mori sërish kontrollin e lojës duke fituar dhe tre pikë të tjera, por në fundin e ndeshjes, mundësi uzbek përmbysi gjithçka duke u kualifikuar për në fazën gjysmëfinale me rezultatin 6-5.
Kujtojmë që një ditë më parë edhe mundësi tjetër që garon për flamurin kuqezi, Zelimkhan Abakarov u eliminua në këtë fazë. Në garë mbetet edhe Islam Dudaev i cili konkurron të shtunën në peshën 65 kg.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co