Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24, u shpreh se Shqipëria i ka shpresat tek SPAK.
Ngjela theksoi se drejtësia e re duhet të hetojë çdo gjyqtar të korruptuar.
“Unë e di se çdo gjyqtar i korruptuar do të përballet me gjyqe. SPAK ka bërë disa goditje, ke përpara gjyqit ministra, ish-ministra, kryetarë bashkish. Ne kërkojmë drejtësi të pavarur. Shtet pa drejtësi të pavarur nuk ka.
Shpresat i kemi tek SPAK. Do të marrë SPAK për korrupsion gjyqtarët e korruptuar, do ta shikojmë. SPAK pritet të bëjë goditje ndaj korrupsionit. SPAK drejtohet nga SHBA. Uashingtoni nuk flet kot, por thanë se do të godasim korrupsionin”, deklaroi Ngjela.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co