Shqipëria mbetet nën “kthetrat” e të nxehtit, si do të jetë moti gjatë fundjavës

shqiperia mbetet nen kthetrat e te nxehtit si do te jete moti gjate fundjaves
shqiperia mbetet nen kthetrat e te nxehtit si do te jete moti gjate fundjaves

I nxehti afrikan vijon të jetë prezent në Shqipëri, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Ja sa do të shënojë termometri në fundjavë (HARTA)

Për fundjavën, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta.

Kjo do të ndodhë falë ndikimit të Anticiklonit të Azoreve dhe rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës.

Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare në relievet e larta malore kryesisht në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare (bezdisëse për pushuesit) kryesisht ditën e shtunën, lugina e male era fiton shpejtësi 10-13m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3ballë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →