Shqiperia

Shqipëria në arenën ndërkombëtare, ministri Hasani mbledh ambasadorët e konsujt

shqiperia ne arenen nderkombetare ministri hasani mbledh ambasadoret e konsujt
shqiperia ne arenen nderkombetare ministri hasani mbledh ambasadoret e konsujt

Nga nesër, në datat 26-28 gusht 2024, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizon Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

Në këtë takim do të mblidhen ambasadorët dhe konsujt e Shqipërisë nëpër botë e pritet të diskutohet mbi sfidat e diplomacisë shqiptare.

“Me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë mblidhemi nesër në Tiranë, në një diskutim tre ditor, mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

Bashkohuni me ne, për të mësuar më shumë rreth angazhimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts