Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në News 24, foli edhe për procesin e rindërtimit në Ukrainës pas luftës dhe nëse Shqipëria do të marrë pjesë në këtë proces.
“Ekziston vendimi se Shqipëria do të marrë pjesë në procesin e rindërtimit dhe aktualisht Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit po diskutojnë mbi mënyrat se si mund të realizohet. Shqipëria nuk ka një fond ndërkombëtar për punime të tilla dhe e gjithë kjo sot bëhet vetëm me burimet e veta.
Shqipëria është një vend që nuk është shumë i pasur dhe njerëzit jetojnë në një kohë shumë të vështirë dhe është e qartë se jeta është bërë shumë më e shtrenjtë dhe ne e vlerësojmë çdo lloj ndihme që kemi marrë nga ana e Shqipërisë”, thekson ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co