“Shqipëria po bëhet evropian që nuk u bë për shumë vite!”- Rama në Kuvendin e Kosovës: Në 2030, anëtare në BE me të drejta të plota

shqiperia po behet evropian qe nuk u be per shume vite rama ne kuvendin e kosoves ne 2030 anetare ne be me te drejta te plota
shqiperia po behet evropian qe nuk u be per shume vite rama ne kuvendin e kosoves ne 2030 anetare ne be me te drejta te plota

Rama: I nderuar kuvend i bashkuar i Shqipërisë dhe Kosovës, teksa një vit po ikën dhe një vit tjetër i ri po vjen, kanë kaluar pak më shumë se 10 vjet që kur iu adresova kësaj salle nga kjo foltore si kryeministër i sapo zgjedhur i Shqipërisë. 10 vite janë shumë pak në jetën e një kombi, por janë shumë në jetën e një individi. Gjithsesi kjo dekadë ka qenë vendimtare për ne, në anën tjetër të bjeshkëve në Shqipëri. 10 vite me sakrifica dhe mundime të mëdha, ku nuk kanë munguar as dhimbjet e fatkeqësive natyrore, që nga përmbytjet, një tërmet shkatërrimtar dhe një pandemi globale.



Por kur përjetoj sot habinë e miqve dhe vizitoreve të mrekulluar nga transformimi i Shqipërisë them se ia kanë vlejtur gurët dhe balta.

Shqipëria po bëhet evropian që nuk u bë dot për shumë vite.

Aty ku gjendet shtëpia e madhe e Evropës së Bashkuar, aty ku fëmijët e Shqipërisë dhe Kosovës nuk do merren dot kurrë peng nga e kaluara jonë e përbashkët

Para pak kohësh erdhi në Tiranë misioni i hulumtimit të NATOs, për të parë nëse Shqipëria plotëson kushtet për samitin.

Përshtypjet e misionit ishin të paimagjinueshme. Sot ne e presim me besim që na Samitin e Hagës, Shqipëria të shpallet vendi mikëprites i NATOS në 2027. Ky vit është edhe objektivi i përbashkët me JKE për të mbyllur negociatat me BE dhe për ti hapur procesit dy vjeçar ratifikimet në parlamente që do të ratifikojnë hyrjen e Shqipërisë në BE me të drejtat të plota në 2030.

Ndërsa Shqipëria ishte një dele gjysmë e zezë dhe gjysmë gri dhe nuk e merrte seriozisht askush. Vitin e ardhshëm Samiti Evropian do të mbahet në Tiranë.

Shqipëria do të jetë epiqendra e një momenti të rëndësishëm, ajo që më mbush me energji është fakti se tani më nuk jemi figurantët e dikurshëm të fotografive familjare, por jemi anëtar aktiv dhe të respektuar të saj.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →