Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, në studion e News24 ka folur në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë.
Ai u shpreh se vizita partneritetin dhe miqësinë e veçantë me SHBA ndërkohë që ka shtuar se axhenda e tij dhe mungesa e takimeve me opozitën vjen pasi takimet e zyrtarit amerikan vijnë në lidhje me mesazhet që SHBA duan të përcjellin.
Pjesë nga biseda në studio:
Një vizitë e mirëpritur që konfirmon partneritetin dhe miqësinë e veçantë me SHBA.
Roli i SHBA për faktorin shqiptar në rajon, i rëndësishëm.
Berisha reagoi në lidhje me vizitën por tha se në protokoll ka takime me partinë shtet. Blinken publikoi lajmi e shpalljes non grata të Berishës. Bashkoheni me qëndrimin?
Berisha ka mbajtur qëndrimin e tij. Nuk e kam lexuar dhe nuk kam koment specifik. Shqipëria po rrëshket në një parti shtet që kontrollon të gjitha pushtetet, ka marrë nën kontroll edhe Kuvendin. Ndaj konstatimin e partisë shtet por axhenda e Blinken është ndërtuar në varësi të mesazheve që Blinken do të japë.
Blinken do takohet edhe me përfaqësues të drejtësisë. Komenti juaj.
Inkurajim për institucionet e drejtësisë për të çuar para Reformën në drejtësi. Nxitje për të zbatuar ligjin e për të vijuar me punë korrekte.
Ne nuk kemi betejë me institucionet e drejtësisë, duhet t’i nxisim të zbatojnë ligjin. Ka raste kur devijojnë nga ligji apo gabojnë por kjo duhet parë rast pas rasti.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co