Shqipëria siguroi 2 medalje në Paris 2024, mbërrin në Tiranë ekipi shqiptar

shqiperia siguroi 2 medalje ne paris 2024 mberrin ne tirane ekipi shqiptar
shqiperia siguroi 2 medalje ne paris 2024 mberrin ne tirane ekipi shqiptar

TIRANË – Ka mbërritur në aeroportin e Tiranës ekipi shqiptar, që përfaqësoi Shqipërinë në Paris 2024.

Shqipëria në Paris u përfaqësua denjësisht, duke fituar dy medalje bronzi.

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, kanë arritur t’ia sigurojnë Shqipërisë dy medalje olimpike në Olimpiadën e Parisit. Dy sportistët i kanë fituar çmimet në sportin e mundjes.

Valiev ka fituar më 10 gusht, duke i siguruar Shqipërisë medaljen e parë olimpike në histori, ndërsa Dudaev e ka siguruar medaljen pas fitores më 11 gusht.

Shqipëria ka garuar këtë herë në Olimpiadë me tetë sportistë.

Catherine Suard, ambasadorja e Francës në Shqipëri, në fjalën e saj tha: “Lojërat Olimpike ishin të jashtëzakonshme. Jam krenare për dy medaljet që mori Shqipëria dhe mendoj se Parisi i dha fat sportistëve shqiptarë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →