Shqipëria U-17 zhvilloi paraditen e sotme në Udine të Italisë seancën e fundit stërvitore, në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Sllovenisë U-17.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi është në gjendje të mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në sfidën miqësore ndaj Sllovenisë U-17
Nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi skuadra u stërvit për rreth një orë, teksa seanca e fundit nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike, me stafin teknik që e fokusoi më shumë stërvitjen në ushtrimet me topin dhe situata të ndryshme loje.
Takimi miqësor i Shqipërisë U-17 ndaj Sllovenisë U-17 do të luhet nesër më datë 18 prill, në ora 11:00, në Ajdovščina Slloveni.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co