Bota Sport

Shqipëria zbarkon në Paris, Burraj pa trajner në Olimpiadë

shqiperia zbarkon ne paris burraj pa trajner ne olimpiade



































Lojërat Olimpike “Paris 2024” janë në prag, tek sa tashmë ka nisur numërimi mbrapsht i orëve, me evenimentin më prestigjioz të sportit që do të mbajë nesër ceremoninë e hapjes.

hjhj

Në “Paris 2024” do të jetë e pranishme edhe Shqipëria, e cila shënon pjesëmarrjen e saj të dhjetë në histori në Lojërat Olimpike. Ekipi kuqezi përbëhet nga 8 sportistë, katër nga të cilët janë kualifikuar me normë, atletja Luiza Gega dhe mundësit e stilit të lirë Zelimkan Abakarov, Islam Dudeav e Chermen Valiev. Ndërsa me ftesa do të jenë atleti Franko Burraj, notarët Kaltra Meça e Grisi Koxhaku si dhe qitësja Manjola Konini. “Team Albania” dje ka mbërritur në Paris, të paktën pjesa më e madhe e skuadrës, e udhëhequr nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli. Kombëtarja Olimpike kuqezi është pritur nga sekretari i përgjithshëm i KOKSH-it, Gerti Shima, si dhe nga shefja e misionit, Elona Jegeni, të cilët kishin zbarkuar disa ditë më parë në Paris. Ndërsa ekipit do t’i bashkohen në ditët në vijim edhe atletët, pasi Luiza Gega dhe Franko Burraj vijojnë stërvitjet dhe do të nisen më datë 29 korrik.

BURRAJ PA TRAJNER – Por në evenimente të tilla si gjithnjë nuk mund të mungonin “çudirat shqiptare”. Lojërat Olimpike siç dihet janë ëndrra e çdo sportisti dhe trajneri. Një ëndërr që tashmë është bërë realitet për atletin Franko Burraj, i cili do të konkurrojë në garën e 100 metrave, teksa rekordmeni shkodran do të marrë pjesë në Olimpiadën e tij të parë në karrierë. Por 25-vjeçari do të jetë në “Paris 2024” pa trajnerin e tij Bruno Rrotani, pasi këtij të fundit i është mohuar pjesëmarrja në Olimpiadë për mungesë kuotash.

Duket vërtetë absurde se si mund të ketë mungesë kuotash për një trajner… Por kjo situatë nuk është risi për Shqipërinë në Lojërat Olimpike, pasi siç dihet edhe në edicionin e kaluar në “Tokio 2020”, peshëngritësi Briken Calja konkurroi pa trajnerin e tij Gerald Toska. Ky i fundit u zëvendësua asokohe nga presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza, i cili hoqi xhaketën e zyrtarit për të veshur tutat e trajnerit gjatë garës së shtangës.

CEREMONIA – Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të çelen zyrtarisht nesër me ceremoninë e hapjes në kryeqytetin francez. Një ceremoni madhështore, e cila do të mbahet në mbrëmje (ora 19:30-23:00) dhe si kurrë më parë e hapur, përgjatë Lumit të Senës në Paris.

Në mungesë të Luiza Gegës, që do mbërrijë disa të më vonë në Francë, flamurmbajtësit e Shqipërisë gjatë ceremonisë së hapjes pritet që të jenë mundësi Zelimkhan Abakarov dhe notarja Kaltra Meça. Kujtojmë se 10 mijë e 714 sportistë nga 206 shtete do të konkurrojnë në Olimpiadë nga 26 korriku deri më 11 gusht. Do të jenë 32 sporte, për një numër total prej 322 eventesh.

11

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts