Bota Sport

Shqipërinë e kanë rival në grup, Donaruma: Duhet të përveshim mëngët, presim ndeshje të forta në Europian

shqiperine e kane rival ne grup donaruma duhet te perveshim menget presim ndeshje te forta ne europian

































Portieri i Italisë, Xhanluixhi Donaruma ka dhënë një intervistë për “Sky Sport” teksa na ndajnë 2 javë nga nisja e Europianit të Gjermanisë. Ai është ndalur tek ndeshjet e grupit por edhe tek marrëdhënia me Spaletin e Bufonin.

donaruma

“Sigurisht që ka shumë përgjegjësi, por jam krenar që mbaj shiritin në krah. Është emocionuese të jesh kapiten i kombëtares italiane”.

Spaleti- “Ne shkojmë shumë mirë, të gjithë e dimë se çfarë rezultatesh ka sjellë, ai përgatit mirë ndeshjet, na bën të ndihemi shumë mirë edhe jashtë fushës. E falënderoj për besimin që më jep çdo herë, si dhe të dëgjosh një trajner me përvojë kaq të madhe, për mua është e rëndësishme.

Ndeshjet në grup- “E vështirë, por edhe për të tjerët. Sepse e dinë që do të përballen me një Itali të fortë, me një ide, është një grupim i vështirë për të gjithë. Ne do të mendojmë me faza, do ta përballojmë çdo ndeshje sikur të ishte e fundit. Ne duhet të përgatitemi mirë, përveshim mëngët sepse të gjitha do të jenë ndeshje të ndërlikuara.

Bufon- “Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, vetëm me praninë e tij ai jep kaq shumë, është e rëndësishme ta kemi atë me ne, që na flet, që na këshillon. Për historinë që ka bërë, për atë që i ka dhënë Italisë dhe klubit, kur ai thotë diçka, është një forcë e madhe.”

Shembujt- “Përpiqem të jap shembull, të jem vetvetja dhe pa ndryshuar asgjë. Kam pasur shumë shembuj si Kielini, Bonuçi, Bufon, kam marrë diçka prej tyre. Jemi shumë liderë në këtë ekip. Të gjithë duhet të ndihen si kapiten, një shembull për ekipin, të sjellin një grup unik, të bashkuar, është krijuar një lidhje e rëndësishme mes nesh. Ne kemi gjithçka për të bërë një kampionat të madh evropian

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts