“Shqiptarët do vdesin në fushë”- Perishiç paralajmëron kuqezinjtë: Ky është një nga stadiumet e mia të preferuara

shqiptaret do vdesin ne fushe perishic paralajmeron kuqezinjte ky eshte nje nga stadiumet e mia te preferuara

































Ivan Perishiç pritet të jetë titullar në ndeshjen ndaj Shqipërisë, që është kthyer në vendimtare për ecurinë e Kroacisë në Euro 2024. Futbollisti kroat insistoi se ekipi i tij duhej të luante me të njëjtin ritëm e dëshirë si Shqipëria, për të mos rrezikuar pikët në një sfidë delikate.  

perishic

“Ndjehem mirë. Pres me padurim ndeshjen që të rregullojmë gjithçka që ishte e keqe përballë Spanjës.

Shqipëria është një skuadër e mirë, ata bënë një punë të mirë në kualifikuese, i kemi parë videot. Do të analizojmë edhe një herë disa detaje, por do t’i ruajmë për veten. Ata janë të fortë dhe fanatikë ndaj lojës së shpejtë, do të vdesin në fushë nga minuta e parë deri në të fundit. Nëse nuk u përgjigjemi në të njëjtën mënyrë, do të jetë e vështirë. Në maksimum që nga minuta e parë, kështu do të shkojmë për tre pikët.

Do të jetë e rëndësishme që të jemi të durueshëm, por edhe ta nisim ndeshjen ndryshe nga ajo me Spanjën. Pastaj të shohim si shkojnë gjërat. Nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, kemi në stol shumë djem që presin shansin e tyre, të gjithë duam të korrigjojmë atë që kemi bërë keq.

Ky është një nga stadiumet e mia të preferuara në Gjermani, kam luajtur këtu shumë herë. Ishte gjithmonë fantastik. Ne e dimë që shumë nga njerëzit tanë dhe shqiptarët jetojnë në Gjermani, do të bëjmë më të mirën për ta”, tha Perishiç para mediave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →