Deputeti i PD Tomor Alizoti, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se shqiptarët duhet ta tundin protestën e sotme në orën 20:00 përpara Kryeministrisë.
Alizoti theksoi se SPAK është gjëja më qesharake e tranzicionit, pasi nuk heton kryeministrin e vendit.
“Çdo protestë opozitare i shërben përmirësimit të demokracisë. Protesta është jo vetëm e demokratëve, por gjithë shqiptarëve. Populli shqiptar sot është në një ditë të zezë, shumë prej tyre kanë marrë rrugët e emigrimit. Shqipëria ka degraduar, gjysma e qeverisë është në burgje. Është e tmerrshme që gjysma e fëmijëve në Shqipëri nuk kanë bukë të hanë. Lindja e ka korrupsionin më të madh se Perëndimi, por jo në këtë nivel. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, që zv kryeministri të arratiset dhe të thotë akuza të rënda ndaj qeverisë. Ne po i shërbejmë botës, se emigranti këtë bën. Shqiptarët duhet ta tundin protestën. Shëndetësia në Shqipëri dhe arsimi janë në gjendje mjerane. Gravitetin më të madh në opozitë e ka Sali Berisha, që është burgosur pa asnjë provë.
SPAK do jetë gjëja më qesharake e tranzicionit shqiptar. Shoqëria shqiptare ka hyrë në shoqërinë e spektaklit. Bëhet spektakël me emigrantët, Rama hedh valle me nivel artistik të nivelit ZH, nuk kemi dëgjuar koncept ekonomik e kombëtar në Kuvend. Fushata e Ramës ishte me këngën “Të hëngsha zemrën”. Nëse drejtësia do të merrte sot kryeministrin, do të nisja ta besoja. Individi shqiptar jeton me frikë dhe vdes me frikë, sepse nuk ka siguri jetese. Si mund të harxhosh 22 mln euro për Sheshin Skënderbej, kur këta para mund t’i hedhësh tek shëndetësia. Shëndetësia në Shqipëri është mizerabël. Shqipëria sot është e lidhur me Sinaloan. Ata që kanë izoluar Berishën, nuk e kuptojnë se duke e izoluar, e bëjnë edhe më të madh atë. Shpresoj që në protestë të surprizohem edhe unë”, deklaroi Alizoti.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co