Këshilltari për çështjet ekonomike në PD Dorjan Teliti, i ftuar në emisionin Open në News24, deklaroi se shqiptarët sot jetojnë shumë keq.
Teliti thekson se çmimet në Shqipëri janë si në vendet e BE-së, por se ardhurat janë 3 herë më të ulëta.
“Shqiptarët jetojnë keq. Çmimet janë si në BE, por të ardhurat janë tre herë më të ulëta. Paga mesatare sot në Shqipëri është 75 mijë lekë të reja bruto, është shumë larg jetesës normale dinjitoze. Në Shqipëri mjerimi ka qenë dhe vazhdon të mbetet realitet. Nëse ne dalim në periferinë e Tiranës dhe në qytete të thella të Shqipërisë, mjerimi është ulur këmbëkryqur. Mjerimi sa vjen dhe shtohet.
Ne përveç se paguajmë mallrat e vendeve të BE-së, paguajmë edhe transportin. Kemi mishin, vezët, qumështin që vijnë nga importi. Ne kemi dërrmuar prodhimin vendas. Edhe transporti është shumë keq, është në gjendje skandaloze”, deklaroi Taliti.
[embedded content]
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co