Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzat Lutfiu në një intervistë me Skype në News 24 foli për protestën e sotme të shqiptarëve në Luginën e Preshevës kundër politikave diskriminuese të shtetit serb.
Lutfiu thekson se Serbia me anë të pasivizimit të adresave po bën pastrim etnik. Sipas tij, shteti serb kërkon të bëjë shqiptarët pakicë në Bujanoc. Ai tha se gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është e rëndë.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzat Lutfiu: Serbia po mban qasje deri raciste ndaj shqiptarëve dhe ne do të protestojmë derisa të plotësohen të drejtat tona. Gjendja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është tepër e rëndë. Serbia po bën pastrim etnik, edhe sipas raporteve ndërkombëtare. Serbisë nuk po i mjafton fakti që diskriminohen shqiptarët, ka një sërë diskriminimesh, edhe ajo se shqiptarët nuk janë pjesë e institucioneve, ndërsa kërkon ta finalizojë me pasivizimin e adresave. Beogradi nuk dëgjon as vërejtjet e ndërkombëtarëve. Flitet për mbi 10 mijë adresa të pasivizuara.
Pasivizimi ka nisur në Medvegjë e më pas në Bujanovc. Kjo tendencë ka për qëllim që të bëjë shqiptarët pakicë në Bujanoc. Në Serbi ka 24 komunitete dhe shqiptarët diskriminohen si askush tjetër. Diskriminimi ka lidhje vetëm me përkatësinë etnike. Ne do vazhdojmë të protestojmë. Ne mund të kemi dallime në politikat tona, por nuk ka përçarje sa i përket përkatësisë etnike. Unë di që një protestuesi shqiptar i është caktuar masa e arrestit me burg, vetëm për një koment në Facebook. Pozicioni im është i tillë që përfaqëson etninë më të diskriminuar në rajon. Ne duhet të flasim me shtetin, që paraprakisht të diskriminon. Edhe kërkesat tona në mënyrë të vazhdueshme injorohen. Por, shqiptarët e Luginës do qëndrojnë për të drejtat e tyre.
(d.xh-Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co