Bota

“Shqiptarët nuk kanë nevojë për një pasaportë për t’u larguar”, Fatmir Mediu në mitingun e Breshias: Duam një vend me dinjitet! Shqipëria më madhështore me ju

shqiptaret nuk kane nevoje per nje pasaporte per tu larguar fatmir mediu ne mitingun e breshias duam nje vend me dinjitet shqiperia me madheshtore me ju













































Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu mbajti fjalën e tij në mitingun e fushatës elektorale të Aleancës për Shqipërinë Madhështore për zgjedhjet e 11 majit në Breshia të Italisë.

fatmir mediu

Mediu: Dhe Shqipëria nuk është e plotë pa të gjithë ju. Një vend nuk ndërtuat me ata që mbesin por me bijtë dhe bijat e tyre. Dhe kemi nevojë për bijtë të në këtë sallë për ta bërë Shqipëria Madhështore. Shqipëria ka nevojë për tu bërë një vend ku prindërit të mos jetojnë vetëm. Shqipëria është vendi juaj por këto 12 vjet qeveria e Ramës ka larguar shqiptarët e ndershëm. Vendin tuaj e ka zënë krimi droga pasiguria, përbuzja. Shqipëria është vendi juaj, nuk mund t’ja lini peng Edi Ramës.

Zgjedhjet e 11 majit janë zgjedhjet e diasporës. Edi Rama premton Europën por ju e dini se ç’është Europa. Bën mashtrimin e radhës për tu tallur me shqiptarët. Pasi Europë do të thotë dinjitet, liri, do të thotë Zot, Europa duhet të kthehet në Shqipëri nga ju më 11 maj duke votuar shqipërinë Madhështore. Shqiptarët nuk duan pasaportë për tu larguar. Duan pushtetin e shqiptarëve për të ndërtuat vendin e tyre.

Europian je kur lirinë tënde e ndërton me familjarët e tu. Shqipëria madhështore është vota juaj më 11 maj. Le të ndërtojmë të gjithë së bashku një Shqipëri me dinjitet. Një vend ku rriten fëmijët tanë. Shqipëria është më e bukur më madhështore kur jemi të gjithë bashkë. Treguat se jeni të jashtëzakonshëm.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts