Tifozët e kombëtares tonë, kanë “pushtuar”, rrugët e Dortmundit. Me adrenalinën që vijon e rritet, me kalimin e minutave, teksa po i afrohemi startit të ndeshjes, rrugët që të çojnë drejt Signal Iduna Park, janë të tejmbushura me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.
Sikundët dallohet qartësisht edhe nga pamjet e siguruara nga News 24, qyteti i Dortmundit të ngjan sot me një qytet shqiptar. Shikon ngjyrat kuq e zi kudo nëpër qytet, në rrugë, në bare, në restorante e në të gjitha sheshet kryesore të Dortmundit. Pas pak, tifozët tanë do t’i drejtohen arenës, ku do të zhvillohet ndeshja, ku do të kemi një koreografi të jashtëzakonshme kuq e zi.
[embedded content]
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co